| Ballina | Historia | Rregullorja | Statuti | Kontakt |
Menua kryesore

Shkolla
Prezantojmë
Galeri
Lajmërime
Arsimtarët
Nxënësit

Rregullore

Me notën e suksesit është përfshirë raporti I nxënësit në procesin arsimorë, respektimi I detyrave në shkollën fillore dhe bashkësinë e paraleles, raportin ndaj nxënësve tjerë, mjetet(pasurinë) e shkollës dhe vlera tjera.
Sjellja e nxënësve notohet me: shembullore, mirë dhe pamjaftueshme.
Për nxënësit që nuk I realizojnë obligimte dhe I thejnë rregullat e punës edukativo – arsimore në shkollë janë paraparë masa pedagogjike.
Neni 1
          Me sjellje shembullore notohet nxënësi I cili:

  • Rregullish e ndjek mësimin
  • Tregon rezultate positive në mësim
  • E rrespekton kodeksin e sjelljes së nxënësve
  • Nuk ka më shumë se 16 mungesa të paarsyeshme

Me sjellje të mirë notohet nxënësi I cili

  • Jo në regull e ndjek mësimin dhe ka bërë nga 16 deri 20 mungesa të paarsyeshme
  • Ka bërë thyerje tjera të obligimeve me konstatim të këshillit të klasave dhe drejtorit

Me sjellje të pamjaftueshme notohet nxënësi I cili:

  • Jo në rregulle ndjek mësimin dhe ka bërë  nga 20 deri 25 mungesa të paarsyeshme
  • Ka bërë thyerje të rënda të obligimeve dhe kundër tij janë marë masa pedagogjike nga ana e këshillit të arsimtarëve ose drejtorit

Neni 2
          Nxënësit e shkollës që theksohen me punën dhe sjelljen e tyre mundet të falemenderohen dhe shpërblehen

Neni 3
Lëvdatat dhe shpërblimet i ndahen nxënësit, një grupe nxënësish, seksionit të caktuar të nxënësve, ekipit ose paraleles, gjatë dhe në fund të vititshkollorë

Neni 4

          Nxënësi falemenderohet dhe shpërblehet për:

  • Angazhim dhe përparim në mësim,
  • Angazhim dhe aritje të suksesit në aktivitetet e lira të nxënësve(gara, konkurse shpërblyese nga arti figurative, konkurse letrare etj. Ekspozita, krijime vetanake etj.
  • Sjellje shembullore, positive (zhvillimi I shoqërimit, ndihmë nxënësve të tjerë, respektim I arsimtarëve dhe të punësuarve tjerë dhe rregullsi në zbatimin e obligimeve tjera.
  • Angazhim në aktivitete të ndryshme në shkollëdhe rrethin lokal (aktivitete prodhuese, humanitare, kulturore etj.)

Neni 5

          Lëvdata dhe shperblimet I ndahen:

  • Klasës e cila vecanërisht theksohet në sukses, sjellje, dhe rregullsi në zbatimin e obligimeve shkollore
  • Grupe, sekcioni ose ekipi e cila arinë rrezultate të vecanta(vendi parë, I dytë ose I tretë) në gara.
  • Paralelja, grupi ose sekcioni I cili arinë rrezultate më të mira në ndonjë aktivitet të caktuar e organizuar në shkollë dhe jashtë saj (aktivitete prodhuese, humanitare, kulturore etj.)

Neni 6
Propozimin për lëvdatën dhe shperblimin e jep arsimtari kujdestarë ose klasorë, arsimtari lëndorë dhe komisioni shkollorë kurse vendimin e mer këshilli I klasave përkatësisht I arsimtarëve.

Neni 7
Lëvdatat ndahen me gojë dhe me shkrim
Lëvdatai me shkrim jepet në formë të diplomave, lëvdatave, dhe cerifikatave.
Shpërblimet jepen në formë të caktuara të vlerës që I përgjigjet dedikimit të tyre pedagogjik: libra, biletë për film, teatër dhe ndonjë lloi tjetër të manifestimeve kulturore – artistike dhe sportive, ne formë të mjeteve të ndryshme shkollore etj.

Neni 8
Lëvdata dhe shpërblimi ndahet në mënyrë solemne gjatë osë në fund të vitit shkollorë.

Neni 9
Masa pedagogjike në shkollën fillore meren ndaj nxënësve të cilët I thyejn rregullat të jetës shkollore por me qëllim të arihet ndjenja e përgjegjësisë dhe të ndërpriten sjelljet negative në shkollë.


Neni 10
Masat pedagogjike meren në mënyrë inividuale dhe bazohen në objektivitet, maturi, drejtësi dhe përgjegjësi pedagogjike.
Masat pedagogjike meren në mënyrë individhuale për cdo nxënës më analizim paraprak të rrethanave që kanë cuar deri në marjen e tyre.
Para marjes së masave pedagogjike, parshifen biseda me nxënësin dhe me prindin ose tutorin. Bisedën e udhëheq arsimtari I klasës, udhëheqësi I paraleles, arsimtari I lëndës, bashkëpunëtorët professional dhe sipas nevojës edhe drejtori.

Neni 11
Për nxënësit që I thejnë rregullat e shkollës meren masa pedagogjike:

  • Qortim me gojë dhe më shkrim – e thekson udheheqësi I paraleles
  • Qortim (me ndjekje të procedurës) – e thekson udhëheqësi I paraleles, kësilli I klasave, kolegiumi arsimorë dhe drejtori
  • Ulja e sjelljes - kësilli I klasave, kolegiumi arsimorë dhe drejtori
  • Nryshimi klasës së nxënësit - kësilli I klasave, kolegiumi arsimorë dhe drejtori
  • Kalimi në shkollë tjetër - kolegiumi arsimorë dhe drejtori

Neni 12
Masa pedagogjike qortim me gojë dhe me shkrim mërët ndaj nxënësit I cili:

  • Jo në rregull e ndjek mësimin
  • Sjellet në mënyrë jo të hijshme dhe papërgjegjësi ndaj nxënësve, arsimtarëve dhe të punësuarve tjerë në shkollë,
  • Nuk e respekton kodeksin e sjelljes së nxënësve të shkollës
  • E pengon mësimin me sjelljen e tij dhe jasht saj e prish imazhin e shkollës

Neni 13
Masa pedagogjike ndërimi I klasës së nxënsit meret ndaj nxënësit I cili:

  • Ka bërë thyerje të shpeshta të rregullave të kësaj rregulloreje
  • Ka bërë mbi 20 mungesa të paarsyeshme

Neni 14
Masa pedagogjike tarnsferimi I nxënësit në ndonjë shkollë tjetër meren për thyerje më të rënda të rregullave të shkollës:

  • Shkatërin me qëllim të pasurisë së shkollës
  • Kërcënim dhe lëndim të personalitetit të nxënësit, arsimtarit , të punësuarve tjerë në shkollë dhe personave tjerë jasht shkollës
  • Përsëritje e thyerjeve nga neni 13
  • Futje dhe përdorim I alkoolot, drogës dhe mjeteve tjera dehëse në shkollë
  • Mbi 30 mungesa të paarsyeshme në shkollë.

Neni 15
Masa e theksuar pedagogjike në detaje argumentohet me qëllim e njëjta të jetë e kuptueshme në tërësi për nxënësin të cilit I theksohet
Për masën e marë pedagogjike informohet prindi ose tutori I nxënësit
Per masën e marë pedagogjike nga neni 11 pika  deri 6 nga kjo regullore,  mund të paraqitet ankesë (replikë) në afat prej 7 ditësh nga dita e lajmërimit
Ankesa I adresohet këshillit të shkollës I cili mundet masën pedagogjike ta vërtetojë, ndryshojë ose ta ndërpresë.
Vendimi mbas ankesës është përfundimtarë.

Neni 16
Masat e mara pedagogjike evidentohen në dokunentacionin përkatës pedagogjik.

Neni 17
Masa pedagogjike nga neni 11 pika 1 deri 4 nga kjo rregullore vlejnë deri në fund të vitit dhkollorë në të cilin janë theksuar.
Kur të jenë ndodhur ndryshime positive te nxënësi masa pedagogjike ulje e sjelljes tërhiqet.

Neni 18
Cdo mungesë të xënësit nga mësimi ose obligime tjera  I njëjti atë duhet ta arsyetojë patjetër
Vërtetimin mundet ta jepë prindi, tutori ose mjeku
Prindërit (tutorët) janë të obliguar që cdo mungesë të nxënësit ta lajmërojnë udhëheqësin e klasës ditën e njëjtë kurse për cdo mungesë të nxhënësit më shumë se 3 ditë deri te udhëheqësi I klasës të sjellin document të shkruar për mungesën.

Neni 19
Mungesën e nxënësve me shkaqe të arsyeshme e miraton udhëheqësi I klasës
Mungesën prej 1 ore pas konsultimin me arsimtarin e lëndës përkatëse e miraton kujdestari I klasës.
Mungesën mbi 3 ditë e miraton kujdestari I klasës
Mungesën e nxënësit nga 4 deri në 10 ditë e miraton  drejtori I shkollës kurse më shumë se 10 ditë këshilli I klasave mbas kërkësës nga prindi(tutori për patjetërsueshmërinë e mungesave.

Neni 20
Për mungesat e paarsyeshme të nxënësit I theksohen masa pedagogjike:

  • Deri në 5 ore, paralajmërim me gojë nga kujdestari I klasës
  • Prej 6 deri 10 orë, paralajmërim me shkrim nga kujdestari I klasës
  • Prej 11 deri 15 orë, qortim nga këshilli I klasave dhe drejtori
  • Prej 16 deri 20 orë, qortim nga këshilli I klasave, kolegiumi arsimorë dhe drejtori
  • Prej 21 deri 25 orë, ulje e sjelljes në dobët nga ana e këshillit të klasave
  • Prej 26 deri 30 orë, ndërim I klasës së nxënësit nga ana e kolegiumit arsimorë dhe drejtorit
  • Mbi 30 orë, transferimi I nxënësit në shkollë tjetër nga ana e këshillit të rasimtarëve.



   
.

design: studioinova.NET

© asdreni.schools.edu.mk